English

Gallup: Amerikanët, të zhgënjyer nga Obama

Uashington, 17 mars, NOA - Ai erdhi në pushtet i ndihmuar nga thënia e famshme e Martin Luter Kingut "I had a dream" dhe pamja e tij e ndihmoi mjaft për të zgjuar në zemrën e shumë amerikanëve ëndrrën për ndryshim.

Por duket se kjo ëndërr është zbehur me vitin e parë të punës së tij në krye të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Fjala është për presidentin amerikan, Barak Obama, për të cilin shumica e amerikanëve pohojnë se ndihen të zhgënjyer.

"Shpresa për ndryshim", elementi që euforizoi shumë amerikanë para 16 muajve, në fushatën presidenciale, duket se është fashitur.

Sipas sondazhit më të fundit Gallup, nga 100 % e popullatës amerikane, vetëm 46 % e saj numërohet si e bindura ende e tij.

n.e/NOA

KOMENTE