Durrës, 17 mars, NOA - Eshtë goditur me një forcë të madhe nga një makinë, ndërsa po kalonte në rrugë, duke gjetur menjëherë vdekjen.
Fjala është për një djalë të ri nga Durrësi me emrin Ilmi Hallucaj, i cili ka pësuar një aksident me pasoja fatale sot në lagjen nr.17 të qytetit të Durrësit.
Lajmi bëhet me dije paraprakisht nga forcat e policisë së Durrësit, sipas të cilave, mësohet se i riu është goditur nga një automjet dhe për pasojë ka humbur jetën pranë zonës ku banonte në Durrës.
Grupi hetimor i ngjarjes ka arritur të identifikojë edhe automjetin që shkaktoi aksidentin, i cili drejtohej nga Elson Velaj. Ndërkaq, hetimet për aksidentin vazhdojnë dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të tij.
n.e/NOA