Stokholm, 17 mars, NOA - Kryetarja e delegacionit të Suedisë në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së, Walburga Habsburg, është shprehur kundër bojkotit të jetës parlamentare nga ana e opozitës.
Një fakt të tillë ajo ia ka komunikuar gjatë vizitës së saj në Suedi, kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli.
"Mendoj se është për të ardhur keq sepse ka pasur shumë vëzhgues të zgjedhjeve nga OSBE dhe nga Këshilli i Europës dhe unë vërtet shpresoj që situata të ndryshojë dhe të marrë fund, sepse bojkoti nuk është kurrë zgjidhje për një problem", theksoi ajo lidhur me një çështje të tillë.
Më tej, shtoi se për sa kohë që punohet për procedurat e Kodit zgjedhor, gjithçka është në rregull, por zgjedhjet nuk mund të diskutohen dhe unë shpresoj që opozita do ta kuptojë këtë.
n.e/NOA