Podgoricë, 17 mars, NOA - Ballkani vazhdon të jetë një rajon i sigurt për njerëzit që janë në kërkim nga rajone të tjera të botës. Së fundi Mali i Zi është vendi që ka zgjedhur për tu strehuar ish-kryeministri i Tajlandës, Taksin Shinuatra, i cili kërkohet në vendin e tij për korrupsion.
Lajmi konfirmohet nga policia malazeze, e cila sqaron se Shinuatra ka pasaportë të Malit të Zi.
Autoritetet malazeze nuk kanë shpjeguar se si e ka marrë nënshtetësinë.
Në vitin 2006 ai u rrëzua nga posti i kryeministrit dhe akuzohet për korrupsion.
m.xh/NOA-El