English

Kapet hajduti i spitalit "Nënë Tereza"

Tiranë, 17 mars, NOA - Një 32 vjeçar është arrestuar ditën e sotme në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë për vjedhje. Sipas policisë i arrestuari është Alti Sejdo. Kapja e tij u bë për vjedhje me dhunë të një shtetaseje në brenda ambienteve të spitalit ‘Nënë Tereza".

Arrestimi i tij bëri të mundur dhe identifikimin për një tjetër vjedhje të ndodhur në të njëjtin ambient.

"Ky shtetas, në ambientet e spitalit "Nënë Tereza", ka kryer vjedhjen me dhunë të një shtetasje. Nga puna e bërë rezultoi se shtetasi, Altin Sejdo, është autor i dyshuar edhe i vjedhjes me dhune të një shtetaseje tjetër, të cilës, po në këtë ambient, i ka vjedhur një varëse floriri", thuhet në njoftimin e policisë së kryeqytetit.

m.xh/NOA

KOMENTE