English

Lennmarker: Shqipëria, zhvillime në kohë rekord

Stokholm, 17 mars, NOA - Kryetari i komisionit të Jashtëm suedez, Lennmarker, ka pohuar gjatë një seance dëgjimore të këtij komisioni për Shqipërinë, se ky vend ka realizuar zhvillime të shpejta në një kohë rekord.

Në tryezën ku ka qenë e pranishme edhe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ai dha garanci se Suedia do ta mbështesë Shqipërinë në procesin e heqjes së vizave.

"Shqipëria ka mbështetjen e plotë të Suedisë dhe ne do t'ju mbështesim për të përshpejtuar procesin tuaj integrues. Gjatë vizitave të fundit në Shqipëri, tha ai, kam konstatuar zhvillimet e shpejta në një kohë rekord. Jemi në anën tuaj për heqjen e vizave dhe i qëndrojmë fort kësaj politike. Ne ju mbështesim, sepse ju keni realizuar reformat", mësohet të jetë shprehur Lennmarker.

Nga ana e saj, kryetarja e Kuvendit tha se "arritëm të bëjmë reforma rrënjësore, sepse vizioni ynë u mbështet në ëndrrën e shqiptarëve. Si përgjigje e këtyre reformave ne realizuar anëtarësimin në NATO, tani është koha për të hequr vizat për shqiptarët sepse kemi përmbushur detyrimet".

Takimi u përmbyll në një frymë miqësore, duke garantuar se parlamenti i Suedisë është angazhuar fort për liberalizimin e vizave për Shqipërinë.

n.e/NOA

KOMENTE