English

Ligji i SHISH, Moisiu e Meidani: Politika të reflektoj

Tiranë, 17 mars, NOA - Ish-drejtuesit e shtetit, Rexhep Meidani dhe Alfred Moisiu i kanë bërë thirrje sot mazhorancës që të reflektojë në lidhje me ligjin e ri për Shërbimin Informativ Kombëtar (SHISH). Në një takim të organizuar me diplomatët e BE dhe SHBA, ish-presidentët kanë theksuar se ligji në fjalë duhet të trajtohet me kujdes, për vet ndjeshmërinë që ka institucioni i shërbimit informativ.

"Shqipëria ndodhet në një status tjetër dhe ndodhet në NATO dhe na vjen keq që klasa politike sillet në mënyrë jo transparente dhe na vë në pozita dhe në dyshime me partnerët tanë ndërkombëtarë", ka thënë ish-Presidenti Moisu.

Në të njëjtin qëndrim ka qenë dhe ish-kreu i shtetit, Rexhep Meidani, i cili u shpreh se ky institucion është mjaft delikat dhe duhet më shumë vëmendje në reformat që bëhen në strukturën e tij.

m.xh/NOA

KOMENTE