Korçë, 17 mars, NOA - Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Eçmenik të Devollit në rrethin e Korçës. Sipas njoftimit paraprak të policisë një person ka vrarë me sëpatë gruan, si dhe ka plagosur vajzën dhe kunatin e tij.
Bëhet fjalë për një 65 vjeçar i cili pas një grindje familjare ka zgjedhur të reagojë në mënyrë agresive.
Sipas policisë së Korçës autori i masakrës është Hekuran Demiraj. Ndërsa viktima është bashkëshortja e tij Basije Demiraj. Dy personat e tjerë të plagosur janë vajza Sonila Demiraj si dhe kunati Myfteri Metolli.
Policia bënë të ditur se autori është arrestuar pas njoftimit që kanë bërë fqinjët e familjarëve.
m.xh/NOA