Tiranë, 17 Mars NOA - Këshilli i Ministrave shqyrtoi sot edhe disa projektligje dhe vendime të rëndësishme, ndër të cilët dy projektligjet e propozuara nga Ministria e Financave, për taksën mbi të drejtën e përdorimit të truallit shtetëror dhe për kundërvajtjet administrative.
Lidhur me projektligjin për taksën mbi të drejtën e përdorimit të truallit shtetëror, Kryeministri Berisha tha se ai adapton dhe avancon konceptin e rentës. "Toka dhe renta, - tha Kryeministri - kanë qenë dhe mbeten një binom i përjetshëm dhe Ministria e Financave ka adaptuar praktikën më solide në botë të qëndrimit ndaj tokës, që është renta".
Berisha siguroi se kjo nuk ka asnjë lidhje me ata që kanë tokë bujqësore, por nënkupton që ata, të cilët kanë tokë shtetërore, përveç atyre që e përdorin për qëllime humanitare, në qoftë se nuk dëshirojnë ta blejnë, do të përgjigjen me rentë dhe një pjesë e rentës do t'i mbetet autoriteteve vendore, në çdo gjë. Kurse paralajmëroi se do të shqyrtohen të gjitha rentat në mënyrë që 20-25 për qind e tyre t'u kalojë autoriteteve vendore.
e.r/NOA