English

Monedha kineze alarmon SHBA

Uashington, 17 mars, NOA - Kina po ruan artificialisht vlerën e ulët të monedhës së saj kombëtare që t'u japë avantazh eksporteve në tregjet ndërkombëtare.

Kështu mendojnë ekspertët amerikanë të financave, të cilët duket se ia kanë shumë frikën kursit të ulët të monedhës kineze, që po paraqet rrezik për ekonominë amerikane, prandaj ata kanë vendosur të marrin masa paraprake ndaj kësaj.

Kështu, një grup senatorësh amerikanë kanë shpalosur një legjislacion përmes të cilit do të viheshin tarifa speciale ndaj Kinës nëse ajo nuk e rivlerëson monedhën e saj. Legjislacioni i hartuar nga demokrati Charles Schumer dhe republikani Lindsey Graham, do t'i kërkonte Departamentit të Thesarit që mbikëqyrte rregullisht nëse në bazë të ligjit të propozuar, Departamenti i Thesarit do të duhet të vlerësojë çdo monedhë të nënvlerësuar dhe më pas Departamenti i Tregtisë mund të vërë tarifa speciale në importet që vijnë nga këto vende që qëllimisht e mbajnë të ulët vlerën e monedhës së tyre.

Nga ana e tij, zëdhënësi i ministrisë kineze të Tregtisë ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara që mos të "politizojnë" vlerën e juanit, duke thënë se kjo mund të ndikojë në marrëdhëniet dypalëshe për të trajtuar ngadalësimin global të ekonomisë.

n.e/NOA

KOMENTE