English

Ndjekje penale për kambistin

Durrës, 17 mars, NOA - Këmbimi valutor i palicencuar ka qenë arsyeja e ndalimit të një 48 vjeçari nga qytetit i Durrësit. Lajmi konfirmohet nga policia e qytetit bregdetar dhe sqarohet se ndjekja penale ndaj tij është bërë në zbatim të ligjit për "Bankat në Republikën e Shqipërisë".

Shtetasi me inicialet, M.B, lindur në Skrapar dhe banues në Durrës, sipas policisë nuk ka pasur më parë probleme me drejtësinë.

"Procedimi penal ndaj tij filloi për veprën penale të ushtrimit të palicensuar të veprimtarisë së këmbimit valutor", thuhet në njoftimin e policisë.

m.xh/NOA

KOMENTE