English

Nga SHBA vjen një zbulim të ri kundër Aids

Michigan, 17 mars, NOA - Në sajë të disa kërkimeve të kryera në laboratorët e University of Michigan Medical School (SHBA) dhe të koordinuara nga profesor Michael Swanson, u zbulua se lectina, një substancë që gjendet te banania, mund të pengojnë infektimit me HIV.

Kjo substancë, në fakt, duket se "mbështillet" rreth virusit që shkakton AIDS-in, duke bllokuar edhe hyrjen e virusit në trup. Në analizat e kryera në laborator, për më tepër, substanca BanLec kishte efikasitet të njëjtë me ilaçet e tilla si T-20 dhe maraviruc.

"Me anë të disa ilaçeve kundër HIV virusi mund të pësojë ndryshime duke u bërë më rezistent, por kjo është më e vështirë në prani të lectinës. Tani ajo që shkencëtarët do të përpiqen të bëjnë është të krijojnë një ilaç të përdorur nga pacientët, qoftë vetëm apo në kombinim me ilaçe të tjera"- citon Dr Swanson për "Journal of Biological Chemistry".

a.k/NOA

KOMENTE