English

Një roll on, u shton epshin meshkujve

Melburn, 17 mars, NOA - Një kompani australiane ka arritur të prodhojë një "roll-on", i cili ka aftësinë të rrisë nivelet e testosteronit tek meshkujt, pra të hormonit mashkullor që ngjall epshin dhe libidon seksuale.

Produkti, mund të aplikohet një herë në ditë si një deodorant dhe është kundër humbjes apo rënies së dëshirës seksuale.

Sipas Acrux, i cili ka njoftuar një marrëveshje koncesioni me gjigandin Eli Lilly, 39 përqind e meshkujve vuajnë nga nivele të ulëta të testosteronit dhe prandaj një produkt i tillë ishte i domosdoshëm.

Më tej, thuhet se ky produkt do të shpërndahet në 143 vende, duke përfshirë Australinë të parën, atje edhe ku u prodhua ky produkt, i cili pritet të bëhet i famshëm, pak a shumë si Viagra.

n.e/NOA

KOMENTE