English

Policia e Kosovës, mbron monumentin e Gazimestanit

Prishtinë, 17 mars, NOA - Forcat e KFOR-it do ta kalojnë tek Policia e Kosovës përgjegjësinë kryesore për mbrojtjen e monumentit të Gazimestanit.

Kalimi i kësaj detyre të sigurisë nga KFOR-i te Policia e Kosovës paraqet momentin e parë të rëndësishëm në procesin e kalimit të përgjegjësisë kryesore te Policia e Kosovës në mbrojtjen e zonave kulturore dhe fetare në Kosovë.

Në këtë mënyrë, ky kalim i përgjegjësisë kryesore reflekton besimin që NATO dhe kombet e saj kontribuese partnere në KFOR, kanë në aftësinë e Policisë së Kosovës në kryerjen e kësaj detyre të rëndësishme.

Në ekzekutimin e kësaj detyre të re, Policia e Kosovës do të monitorohet dhe këshillohet nga EULEX-i, ndërsa udhëheqësit e të gjitha institucioneve përkatëse si dhe organizatat e interesuara ndërkombëtare në Kosovë janë konsultuar për këtë hap të rëndësishëm.

"KFOR-i është i përgatitur ta mbështesë Policinë e Kosovës në garantimin e sigurisë së kësaj zone në përputhje me mandatin e tij për të siguruar mjedis të qetë e sigurtë në Kosovë. KFOR-i gjithashtu do të monitorojë sigurinë e zonës nëpërmjet patrullimeve dhe vëzhgimit ajror si pjesë e ushtrimit të përgjegjësive të tij nën mandatin e tij në Kosovë", thuhet në deklaratën përkatëse të KFOR.

n.e/NOA

KOMENTE