English

PS në Kuvend për të shqyrtuar nismat ligjore

17, mars, NOA - Mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste ka vendosur që deputetët e saj të marrin pjesë në punimet e nesërme të Kuvendit. Vendimi është bërë publik nga deputetët e PS-së për mediat pas përfundimit të mbledhjes.

Seanca e nesërme është dhe afati i fundit që ndërkombëtarët kanë vendosur për zgjidhjen e situatës politike.

Megjithë pjesëmarrjen e PS-së, duket se tonet mes palëve nuk kanë ndryshuar. Por pjesëmarrja e PS-së në Kuvend ka si qëllim dhe shqyrtimin e nismave ligjore. Pas debateve dhe bojkotit të komisioneve, PS-ja do të kërkojë shqyrtimin e nismave ligjore ne seancën e nesërme të Kuvendit.

m.xh/NOA

KOMENTE