English

Qeveria, 512 milionë lekë për përmbytjet

Tiranë, 17 mars, NOA - Mbledhja e sotme e qeverisë vendosi shumën prej 512 milionë lekësh, për dëmshpërblimin e banorëve të dëmtuar nga përmbytja në zonën e Lezhës dhe të Shkodrës. Sipas vendimit të qeverisë në dëmshpërblimin e banorëve do të kontribuojë edhe KESH-i.

Kryeministri Berisha, duke e konsideruar vendimin më të rëndësishëm të rendit të ditës së mbledhjes së qeverisë, theksoi se ai merret në përputhje me premtimin e qeverisë për të zhdëmtuar plotësisht çdo familjen për dëmet e krijuara nga përmbytja.

Sipas kryeministrit përllogaritjet janë bërë nga autoritetet vendore, në bashkëpunim me autoritet e qarkut dhe kanë përfshirë të gjitha dëmet në shtëpi, orendi dhe dëmet e tjera në bagëti.

"Familjet do të shpërblehen një për një për dëmin e krijuar, i llogaritur së bashku me të zotët e shtëpive, autoritetet e qarkut. Këtë dëm do ta përballojë qeveria, por do të kontribuojë dhe ndihmojë edhe KESH-i, i cili duhet të pranojmë se ka një performancë unike që kur është ndërtuar e gjer më sot", u shpreh Berisha në mbledhjen e qeverisë.

m.xh/NOA

KOMENTE