English

Tanja Fajon, apel parlamentit: Është koha të tregoni pjekuri politike‏

English Version

Tiranë, 17 Mars NOA - "Përpara votimit nesër në parlamentin shqiptar për ngritjen e një komisioni parlamentar hetimi, i cili duhet të bëjë një hetim të plotë të mënyrës se si u zhvilluan zgjedhjet parlamentare të vitit 2009, do të doja të theksoja rëndësinë e një dialogu bashkëpunues transparent dhe të përgjegjshëm mes palëve.

Këtë pohim bëri pasditen e sotme nga Brukseli, Tanja Fajon anëtare e Parlamentit Evropian dhe raportuese për liberalizimin e vizave për Ballkanin Perëndimor.

Fajon theksoi se tani që Shqipëria është në fazën finale të liberalizimit të vizave bëhet edhe më e rëndësishme të tregohet gatishmëri për të punuar së bashku për më të mirën për popullin dhe për vendin.

"Në mënyrë që të vazhdohet në rrugën drejt integrimit europian Shqipëria duhet të jetë efikase dhe konkrete kur vjen puna tek integriteti, sundimi i ligjit dhe të drejtat themelore. Unë shpresoj sinqerisht se Parlamenti Shqiptar do ta ketë parasysh se kjo është po ashtu koha për të provuar pjekurinë politike dhe se në mënyrë të bashkuar do të arrijë një zgjidhje pozitive dhe konstruktive"- tha Tanja Fajon S & D anëtare e PE dhe raportuese për liberalizimin e vizave për Ballkanin Perëndimor.

"Unë shpresoj që partitë e qeverisë shqiptare pas kthimit të opozitës në parlament do të japin një përgjigje pozitive ndaj kërkesave të opozitës për të ngritur një komision hetimor dhe për të siguruar transparencën e zgjedhjeve për të gjitha forcat politike në parlament çdo herë, pas zgjedhjeve lokale apo parlamentare", - ka thënë Fajon.

Sipas saj, hetimi dhe masat e propozuara nga opozita duhet të arrijnë transparencën e plotë si themeli i përmirësimeve të rëndësishme në mënyrën se si do të zhvillohen zgjedhjet në të ardhmen për të përmbushur standardet ndërkombëtare.

"Vetëm në këtë mënyrë do të mund të vendoset themeli i një dialogu konstruktiv mes qeverisë dhe opozitës", apelon Fajon.

Shqipëria ka nevojë të tregojë pjekurinë e saj politike më shumë se kurrë në këtë moment vendimtar për liberalizimin e vizave dhe duke pasur parasysh fuqizimin e procesit të integrimit europian të vendit."- u shpreh Tanja Fajon.

e.r/NOA

English Version

KOMENTE