Angli, 17 Mars NOA - Pasi ka pësuar disfatën e djeshme përballë ekipit të Interit kapitenit të skuadrës së Çelsit, Xhon Terry i ka ndodhur një aksident me një tifoz të ekipit të tij.
Terry pasi shkoi në parkingun ku kishte lënë makinën e tij, u rrethua nga shumë tifozë të cilët kërkonin të bënin foto me lojtarin por, ai në ikje e sipër aksidentalisht përplasi një nga tifozët.
Kapiteni i Çelsit pas këtij episodi nuk ndali dhe u largua menjëherë. Ky aksident ndodhi mbrëmjen e djeshme ku Terry në shoqërinë e bashkëshortes së tij dhe duke humbur durimin nga ajo mori tifozësh dhe blicesh në drejtim të tij, shtoi shpejtësinë e makinës duke përplasur tifozin dhe duke e dëmtuar atë në gju.
r.b/NOA