Londër, Britani e Madhe, 17 Mars NOA - Një ushtar britanik i cili kishte humbur shikimin e tij në Irak, tashmë mund të arrijë të marrë imazhe nëpërmjet një aparature e cila jep impulse elektrike në gjuhën e tij.
Kjo aparaturë sipas Craig Lundberg i cili është dhe kapiteni i ushtarit të verbër dhe është ai që ka vendosur të eksperimentojë këtë aparaturë, ka thënë se ajo të jep sensacionin e të shijuarit të një karameleje të thartë ose të një baterie.
Është një aparaturë e cila është e ndërtuar në bazën e syzeve dhe nëpërmjet lidhjeve të saj përcjell sinjale elektrike në gjuhë të cilat formojnë imazhe më forma, për ushtarin e verbër i cili është i pari person që ka provuar këtë teknologji të re.
r.b/NOA