Tiranë, 17 mars, NOA - Ish-anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Tomorr Malaj është ndarë nga jeta dy ditë më parë pas një sëmundje të rëndë. Malaj ka qenë anëtar i KQZ-së nga viti 2001 deri në vitin 2006. Ceremonia mortore do të zhvillohet ditën e nesërme.
Malaj u nda nga jeta në moshën 70 vjeçare, ai ishte i martuar dhe kishte tre fëmijë.Në një komunikatë zyrtare, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i shpreh ngushëllimet me të sinqerta familjes dhe të afërmve të Tomor Malaj.
"Në historinë e punës së institucionit tonë aktiviteti dhe kontributi i z. Malaj do ketë gjithmonë një vend të veçantë, si për përkushtimin ashtu dhe për përgjegjshmërinë e lartë të treguar gjatë ushtrimit të detyrës së tij në këtë institucion. Në këtë çast të vështirë për familjarët dhe të afërmit e të ndjerit Malaj anëtarët dhe administrata e KQZ-së marrin pjesë në hidhërimin e tyre të thellë e besojnë se Zoti do tu japë forcën dhe kurajon për të kapërcyer këtë moment hidhërimit të thellë, të humbjes së njeriut të tyre të dashur", thuhet në deklaratën e KQZ-së.
m.xh/NOA