Tiranë, 17 mars, NOA - Guvernatori i Bankës Kombëtare të Serbisë, Radovan JelaÅ¡ić, ka zhvilluar një vizitë zyrtare pranë Bankës së Shqipërisë gjatë datave 15 dhe 16 mars, në kuadrin e së cilës, JelaÅ¡ić zhvilloi edhe një leksion me temë "E ardhmja do të jetë ndryshe nga e shkuara! Rasti i Serbisë".
Ndërkaq, bëhet me dijeni se në qendër të diskutimeve në takimin e zhvilluar midis dy guvernatorëve Fullani dhe JelaÅ¡ić ka qenë stabiliteti financiar i rajonit, ku është theksuar se bashkërendimi i politikave të ndryshme makroekonomike do të ndihmonte më shumë në integrimin rajonal dhe atë evropian.
Në këtë kuadër, guvernatorët bënë një ekspoze të zhvillimeve më të fundit makroekonomike në vendet përkatëse, duke u fokusuar në sfidat që këto banka qendrore kanë në drejtim të stabilitetit financiar dhe integrimit evropian.
Një pikë tjetër e rëndësishme e diskutimit midis guvernatorëve ishte dhe thellimi i bashkëpunimit, ku aktualisht midis dy bankave është duke u zbatuar marrëveshja e bashkëpunimit teknik të nënshkruar gjatë vitit të kaluar, me qëllim shkëmbimin e eksperiencave në fusha të ndryshme të bankingut qendror.
n.e/NOA