Angli, 18 Mars NOA - Presidenti i ekipit të Çelsit, rusi Roman Abramoviç, pas eliminimit të ekipit të tij në Ligën e Kampionëve duket se i ka bërë tepër të qartë objektivat, teknikut italian Karlo Ançeloti
"Në qoftë se do të fitojë Premier League atëherë do të jenë 100 milion sterlina në dispozicion të tij për të bërë një revolucion në skuadër",- me sa duket këto kanë qenë fjalët e presidentit Abramoviç në drejtim të teknikut italian.
Për Çelsin pritet të ndodhë një revolucion i vërtetë vitin e ardhshëm, pasi shumë lojtarë të rinj mund të vijnë në radhët e këtij ekipi dhe në qoftë se Ançeloti nuk do të arrijë dot të fitojë Kampionatin Anglez atëherë ai mund të bëjë pjesë në këtë revolucion duke u larguar nga pankina e kësaj skuadre.
Me sa duket tashmë pozicioni i Ançelotit në drejtim të skuadrës së Çelsit nuk është më i sigurt dhe nuk do të jetë i pabesueshëm një largim i tij në fund të sezonit.
r.b/NOA