English

Akademia "Skënderbej", inaugurohet auditorimi i ri

Tiranë, 18 mars, NOA - Në kuadrin e sezonit të aktiviteteve "Italia dhe Shqipëria 2010-dy popuj, një det, një miqësi", në mjediset e Akademisë Ushtarake "Skënderbej" do të zhvillohet ceremonia e inaugurimit të auditorimit të ri.

Ky është një investim i realizuar nga Delegacioni Italian i Ekspertëve (DIE).

Bëhet me dijeni se në këtë ceremoni është ftuar të marrë pjesë edhe vetë kryeministri Sali Berisha, por të pranishëm do të jenë edhe ministri i Mbrojtjes Arben Imami, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura gjeneral brigade Maksim Malaj, përfaqësues nga Ambasada Italiane në Tiranë, gjeneralë dhe ushtarakë të lartë të Forcave tona të Armatosura etj.

n.e/NOA

KOMENTE