Elbasan, 18 mars, NOA - Një autobus ka përplasur mëngjesin e sotëm, një çift të moshuarish në qytetin e Elbasanit. Sipas policisë së këtij qyteti, aksidenti ka qenë fatal për 48 vjeçaren, Sabrie Kullolli, e cila ka vdekur gjatë transportimit për në Spitalin Ushtarak të Tiranës.
Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 10:30. Autobuzi ka goditur Sabire Kullollin dhe bashkëshortin e saj Skënder Kullolli, 53 vjeç.
Fillimisht viktimat janë dërguar në spitalin e Elbasanit, ku kanë marrë dhe ndihmën e parë.
Gjendja e rënduar se 48 vjeçares ka bërë që mjekët të sugjerojnë dërgimin për mjekim më të kualifikuar në spitalin ushtarak.
m.xh.NOA