English

Eksploziv shtëpisë së një gazetari në Shkodër

Shkodër, 18 mars, NOA - Shtëpia e një gazetari nga qyteti i Shkodrës është tronditur në orët e para të mëngjesit të sotëm nga një sasi eksplozivi, i cili nuk ka mundur të shpërthejë i tëri, pasi është çaktivizuar në kohën e duhur nga policia.

Lajmi konfirmohet në mënyrë paraprake nga burimet policore të Shkodrës për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave, bëhet fjalë për gazetarin e emisionit televiziv "Fiks Fare", Ervin Dushi, që është kërcënuar ndoshta për shkak të detyrës së tij përmes sasisë së eksplozivit të vendosur.

Policia arriti të çaktivizojë në kohë sasinë e eksplozivit, duke mos lejuar që të shkaktohet asnjë i lënduar nga ngjarja në fjalë.

Ndërkaq, në vendngjarje, kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor të cilët kanë ekzaminuar eksplozivin dhe janë duke hetuar për të zbardhur motivet e vërteta të ngjarjes në fjalë, e cila ndodhi në orën 06:00 të mëngjesit.

n.e/NOA

KOMENTE