Ruçi Berishës: Këmbët në tokë, mendjen në kokë
Majko: Hetimi, që të mos abuzohet më
Kryeministri: Hetimi i zgjedhjeve, në prokurori
Berisha: PS, gjyq komisionerëve të saj
Dokle: Harta e krimit elektoral, e gjerë
Xhafaj: S'ka kufizim ligjor për të mos hapur kutitë
Tiranë, 18 mars, NOA / I plotë - Me një "lumë" akuzash dhe kundërakuzash po precipiton seanca plenare e nisur pasditen e sotme në Kuvend, duke pasur në qendër të debatit emrat kryesorë të PS, Gramoz Ruçi, Namik Dokle dhe Valentina Leskaj e nga mazhoranca, kryeministrin Sali Berisha.
"Këmbët mbaji në tokë dhe mendjen në kokë, Shqipëria është në krizë dhe përgjegjësia është tek ju".
Me një deklaratë të tillë, kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, i është drejtuar kryeministrit Sali Berisha, gjatë seancës plenare, ndërsa shprehu indinjatën pasi sipas tij, opozita po pengohet të thotë atë që mendon dhe se ajo po e devijon enkas debatin për hapjen e kutive të votimit.
Më poshtë ju mund të lexoni më shumë:
Ruçi Berishës: Këmbët në tokë, mendjen në kokë
"Ne jemi këtu për të negociuar. Ky problem ka zgjidhje dhe pengesa e zgjidhjes është vetëm tek mungesa e vullnetit tuaj", ka vijuar më pas deklaratën e tij Ruçi, duke e cilësuar si aspak të drejtë përpjekjen e kryeministrit Berisha për të larguar mes deklaratave të ndryshme, mendjen e publikut nga çështja e hetimit të zgjedhjeve.
Sakaq, kreu i qeverisë që e ka marrë disa herë fjalën, vlerësoi se komisioni hetimor është një opsion që mirëpritet nga mazhoranca por objekt i tij s'mund të jetë hapja e kutive.
"Shteti ligjor i ka të gjitha instrumentet e duhura për të hetuar zgjedhjet, por Kuvendi nuk mund ta bëjë këtë dhe deputetët e tij nuk janë prokurorë, e një gjë të tillë e ka pohuar vetë Gjykata Kushtetuese".
Kështu e ka sqaruar kryeministri Sali Berisha pozitën e organit legjislativ në situatën kur i kërkohet me çdo kusht nga socialistët hetim mbi provat për të ashtuquajturin "krim elektoral" dhe hapje e kutive të votimit.
Kryeministri: Hetimi i zgjedhjeve, në prokurori
"Ne bëjmë një ligj ku t'i themi prokurorisë që të paguajë 100 prokurorë vetëm ta përshpejtojë procesin e hetimit të zgjedhjeve. Por ju duhet që t'i drejtoheni asaj nëse keni prova për manipulime dhe jo Kuvendit apo mazhorancës", iu tha Berisha deputetëve socialistë.
Berisha: PS, gjyq komisionerëve të saj
/e.r/n.e/NOA/