English

Hetimet, i arrestuari për armë, kishte kryer edhe disa vjedhje

Shkodër, 18 mars, NOA - U arrestua në flagrancë pasi iu gjet në banesë një automatik dhe mjaft fishekë, por grupi hetimor gjatë punës për zbardhjen e ngjarjes, ka konstatuar se personi i ndaluar ishte edhe autor i disa vjedhjeve në fshatin Bushat të Shkodrës.

Fjala është për Sokol Kolën, banues i këtij fshati, për të cilin raportohet se në bashkëpunim edhe me 20-vjeçarin Fabjan Doda, kanë kryer vjedhje në oborrin e banesës së një bashkëfshatari të tyre, duke i marrë një sasi prej 50 m rrjeta teli si dhe disa tuba hekuri me një vlerë rreth 120 mijë lekë.

Por ata kanë vjedhur në banesa të tjera edhe një dush Ariston, disa mobilje, si edhe telin e linjës elektrike në fshatin Plezhë të Bushatit, ngjarje për të cilën prokuroria e Shkodrës ka filluar procedimin penal në vitin 2007.

Ndërsa bëhet me dijeni se më datën 06.03.2008, sërish në Bushat, ata kanë vjedhur bar-restorant "Hotel Argenti".

n.e/NOA

KOMENTE