Fushë Krujë, 18 mars, NOA - Një 45 vjeçare nga Fushë Kruja nuk ka gjetur rrugë tjetër për të nxjerrë inatin te i dashuri i saj, përveçse ti thyej xhamin e makinës, duke i shkaktuar një dëm prej 35 mijë lekësh të reja.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e ditës së djeshme, ndërkohë që detajet e saj, jepen sot nga Policia e Durrësit.
Sipas policisë, ndaj 46 vjeçares me inicialet, S.M ka nisur procedim penal në gjendje të lirë. Pas një "një konflikti për motive të dobëta (xhelozi) me shtetasin S.B., 50 vjeç, i ka thyer këtij të fundit xhamin e fugonit të pasagjereve tip "Ford" me targa, KR 3067 A, duke i shkaktuar një dëm prej rreth 35 000 lekësh", thuhet në njoftimin e policisë.
m.xh/NOA