English

KE: Gjendja në Greqi, e qetë

Bruksel, 18 mars, NOA - Presidenti i Komisionit Evropian Hoze Manuel Barroso tha se situata ekonomike në Greqi është shumë më e qetë gjatë javëve të fundit si rrjedhojë e asaj që ai e quajti përpjekje të mrekullueshme të qeverisë greke.

Zoti Barroso u takua me kryeministrin grek Jorgo Papandreu dje në Bruksel për bisedime mbi ekonominë e dobët greke.

Zoti Barroso tha se Greqia është në rrugën e duhur për të arritur objektivin e saj për të shkurtuar defiçitin me katër përqind këtë vit. Ai tha se nuk mund të ketë krijim të vendeve të reja të punës apo mirëqënie sociale në se borxhi vazhdon të dalë jashtë kontrollit.

Ai tha se përpjekjet për të shkurtuar defiçitin nuk janë të nevojshme për Bashkimin Evropian por për popullin grek, për pensionet, shkollat dhe spitalet e tyre.

Kryeministri Papandreu tha se Greqia preferon një zgjidhje evropiane të problemeve por nuk ka përjashtuar mundësinë e kërkesës për ndihmë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Ai tha se Greqia e detyruar të marrë hua nga tregjet ndërkombëtare me interesa shumë të larta është një çështje morale, veçanërisht kur qytetarët grekë duhet të shkurtojnë pagat.

KOMENTE