English

Lind lavatriçja për të larë qentë dhe macet

Tokio, Japoni - 18 Mars NOA - Lahet, shpëlahet, thahet, stilohet në një kohë rekord prej 33 minutash. Al 'Pet World Joyful Honda Al në Tokio, një dyqan me gjithçka që nevojitet për kafshët shtëpiake, ka së fundi edhe lavatriçe për qentë (i shoqëruar dhe nga një program për macet).

Një makinë e vërtetë për miqtë më të mirë të njeriut në çmimet: vetëm 1.000 Â¥ (Jeni japonez) ose 8 euro për një cikël të plotë.

Makina speciale larëse, pak më e madhe se një furrë me mikrovalë është prodhuar në Shtetet e Bashkuara, dhe ka gjetur treg të rëndësishëm në Sol Levante ku biznesi rreth kafshëve shtëpiake është më i madh.

Sistemi është i zhvilluar dhe sigurtë, edhe në rast harrese, shoqëruar me të gjitha këshillat për të larë "në mënyrë të përsosur" qenin. (Qeni duhet të i pangrënë, nuk duhet të lahet me lodrat e tij etj ).

Shampoja nuk mund t'i irritojë sytë, uji ka një temperaturë konstante prej 35 gradë celsius dhe është i pasur me ozon për të siguruar efektin e balsamit.

Tharja zgjat disa minuta për të pasur në fund një qime të butë, të pastër në një cikël prej vetëm 33 minuta.

Makina të këtij lloji janë aktualisht 10 në të gjithë Japoninë, por është tashmë kërkesat për ta pasur një të tillë janë gjithnjë e në rritje

a.k/NOA

KOMENTE