English

Nesta mund të rikuperohet për ndeshjet e fundit

Milano, 18 Mars NOA - Mbrojtësi i Milanit, Alessadro Nesta aktualisht po vuan nga një dëmtim i cili do ta mbajë atë për një kohë të gjatë larg fushave të lojës.

Nesta u nënshtrua për një operacion në gju në të cilin kishte marrë dhe dëmtimin por, ndryshe nga ç'mendonte ai rikuperimi i tij mund të jetë më i shpejtë.

"Nuk prisja diçka të tillë pasi mendoja se sezoni për mua kishte mbaruar por, tashmë mund të them se po kërkoj një riaftësim sa më të shpejtë dhe mund të luaj në disa nga ndeshjet e fundit të Milanit", - deklaroi Nesta i cili po pret me padurim rikthimin e tij në fushat e lojës.

Nesta gjithashtu shtoi dhe për sa i përket rihapjes së kampionatit Italian duke thënë se tashmë Inter do të vazhdojë në Ligën e Kampionëve dhe kjo do të jetë në të mirën e Milanit pasi sipas tij, pjesëmarrja në këtë kompeticion mund të lodhë lojtarët e këtij ekipi.

r.b/NOA

KOMENTE