English

Përplasje me armë tek "Ushtari i Panjohur", alarm pranë Parlamentit

Tiranë, 18 Mars NOA Update - Konflikti për një dyqan ka përfunduar me përdorimin e të shtënave në ajër sonte fare afër selisë së seancave plenare të Kuvendit, duke krijuar alarm policor.

Ngjarja ka ndodhur në orën 18:00, kur dy familjet, Xhillari dhe Sollaku janë përfshirë fillimisht në një debat mes tyre përpara "ushtarit të panjohur".

Por debati ka degjeneruar ë pas me të shtëna armës në ajër. Efektivat e policisë së Komisariatit numër 1, inspektorë të Luftës kundër Krimit ndaj Jetës dhe Shëndetit kanë ardhur në vendngjarje ku kanë kryer veprimet hetimore.

Pas rrethimit të vendngjarjes, policia ka marrë në pyetje kalimtarë të rastit të cilët kanë shpjeguar edhe ngjarjen. Mësohet se familja Sollaku pretendonte se ishte pronare e një dyqani, ndërsa familja Xhillari ishte pronare e tokës, ku kishte marrë 20 për qind të pallatit ku ishte edhe dyqani.

Ky debat ka sjellë edhe më pas përplasjen mes tyre. Policia në cilësinë e pronës materiale është sekuestruar një gëzhojë. Burimet nga policia shpjegon për NOA-n se nuk ka asnjë të arrestuar në këto momente, ndërsa po hetohet për veprën penale të "kanosjes" dhe "armëmbajtjes pa leje".

e.r/NOA

KOMENTE