Shkodër, 18 mars, NOA - Ka goditur një grua në sherr e sipër dhe ndërsa përpiqej t'i largohej policisë që i ishte vënë pas, ia ka besuar armën e krimit një shoku të tij për t'ia fshehur.
Por asnjëri nga të dy bashkëpunëtorët e ngjarjes së rëndë, nuk ka mundur t'u shpëtojë dot forcave policore, të cilat kanë mundësuar vënien e tyre në pranga.
Ngjarja konfirmohet nga policia e Shkodrës për agjencinë e Lajmeve NOA, duke sqaruar se gruaja e plagosur mban inicialet B.D dhe është 48-vjeç, ndërsa agresori i saj është 22-vjeçari Indrd Meçe.
Ky i fundit ndërsa arratisej, ia ka dhënë thikën e krimit shokut të tij 31-vjeçar Ardian Kadria, të cilin ai e fshehu në shtëpi, por u zbulua më pas gjatë kontrollit policor.
Më pas, forcat e policisë kanë mundur të kapin edhe Meçen ndërsa largohej, duke nisur veprimet e duhura procedurale, kurse materialet në ngarkim të dy të lartpërmendurve, iu kaluan prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme.
n.e/NOA