English

Pranverë me reshje dhe e ftohtë

Tiranë, 18 Mars NOA - Pranvera është shumë pranë dhe tashmë ajo ndryshe nga ç'vjen gjithmonë do të jetë me reshje të shumta dhe më e freskët se zakonisht.

Këtë ide e kanë mbështetur metereologët sipas të cilëve kjo pranverë do të jetë e ndryshme nga të tjerat me të cilat jemi mësuar të shohim diell dhe jo reshje.

Sipas tyre kjo vjen pasi në kushtet klimaterike të këtij viti ka pasur anomali të shumta ku temperaturat janë ulur dhe kjo është vënë re dhe në dimër, ku kjo stinë u mbulua nga shumë shira dhe dëborë si rrallëherë.

Këto anomali të klimës pritet të jenë dhe arsyet e një pranvere më të ftohtë dhe me reshje.

r.b/NOA

KOMENTE