English

Presidenti i BE mund të bojkotoj Ballkanin

Bruksel, 18 mars, NOA - Presidenti i Bashkimit Evropian, Herman Van Rompi mund të mos marrë pjesë në samitin BE-Ballkani, që do të mbahet këtë të shtunë. Lajmi konfirmohet nga agjencia e lajmeve AFP, e cila citon një diplomat të Brukselit në lidhje me vizitën e Presidentit të BE-së.

Sipas diplomatit anulimi i vizitës mund të vij për shkak të "problemeve", ndërmjet Sllovenisë, Serbisë dhe Kosovës.

Sipas diplomatit, "ka probleme dhe nëse ato nuk zgjidhen para së shtunës, nuk pritet që presidenti të marrë pjesë në diçka, që do të përfundoj në një rrugë pa krye".

Serbia ka thënë se do të marrë pjesë vetëm nëse delegacioni i Kosovës paraqitet me flamurin e misionit të OKB-së në Kosovë, e jo si shtet i pavarur.

Por, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se ai do të marrë pjesë në samitin në Slloveni vetëm si përfaqësues i shtetit të pavarur.

NOA/EL

KOMENTE