Gjilan, 18 mars, NOA - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot, miratoi dhe shpalli rezultatet përfundimtare për zgjedhjet e përsëritura të raundit të dytë për kryetar të komunës së Gjilanit.
Sipas të dhënave, numri i votuesve të regjistruar ka qenë 87.430 votues, ndërsa i atyre që kanë votuar rezultoi të ishte vetëm 35.130 votues., duke siguruar një pjesëmarrje në votime vetëm 40.64 %.
Ndërkaq, raportohet se kandidati i PDK-së, Qemajl Mustafa, ka fituar 20.471 vota ose 58.25 %, ndërsa rivali i tij i LDK-së, Fatmir Rexhepi, ka fituar 14.671 vota ose 41.75 % të totalit.
n.e/NOA