English

Rikthehet "Rigoletto" në Teatrin Kombëtar

Tiranë, 18 mars, NOA - Pas disa vënieve skenike, ringjitet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit duke e çuar në tre numrin e kësaj vepre të kompozitorit, Giuseppe Verdi. Ndryshimi duket se do të jetë në vënien regjisoriale të regjisorit italian, Nikola Zorzi, i cili premton një formë paraqitjeje ‘moderne'. Të mësuar tashmë me termin jo- klasike, apo jo-tradicionale, TKOB disa herë na ka sjellë shfaqje të kësaj forme, ku mund të përmendet vënia e "Traviatës" nga Massimo Ranieri, apo edhe shumë opera të tjera nga ky institucion.

Në rolin e Xhildës do të interpretojnë soprano e njohur tashmë , me një karrierë operistike në skenën e TKOB-së, Etleva Golemi dhe soprano e re, Ramona Tullumani. Roli i Rigolettos do të interpretohet nga tenori Armaldo Kllogjri dhe Paolo Drigo.

Në role të tjera do të ngjiten në skenë: Ylber Gjini, Nikolay Boykov, Vikena Kamenica, Manjola Konjari, Lindita Kola, Erlind Zeraliu, Sokol Hidersha, etj.

Skenografia&kostumet janë realizuar nga Manuela Gasperani, ndërsa regjia nga Nikola Zorzi, mjeshtër koncertues dhe dirigjent orkestre, Vittorio Parisi.

Opera "Rigoletto" është vënë për herë të parë në skenën shqiptare në vitin 1965, me regji të Luigj Gurakuqit, nën interpretimin e sopranos Nina Mula në rolin e Xhildës dhe tenorit Avni Mula në rolin e Rigolettos.

Premiera do të ngjitet në skenë në datat 20, 21, 23, 24 mars në orën 19.00.

m.s/NOA

KOMENTE