Tiranë, 18 mars, NOA Update - "Këmbët mbaji në tokë dhe mendjen në kokë, Shqipëria është në krizë dhe përgjegjësia është tek ju".
Me një deklaratë të tillë, kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, i është drejtuar kryeministrit Sali Berisha, gjatë seancës plenare, ndërsa shprehu indinjatën pasi sipas tij, opozita po pengohet të thotë atë që mendon dhe se ajo po e devijon enkas debatin për hapjen e kutive të votimit.
"Ne jemi këtu për të negociuar. Ky problem ka zgjidhje dhe pengesa e zgjidhjes është vetëm tek mungesa e vullnetit tuaj", ka vijuar më pas deklaratën e tij Ruçi, duke e cilësuar si aspak të drejtë përpjekjen e kryeministrit Berisha për të larguar mes deklaratave të ndryshme, mendjen e publikut nga çështja e hetimit të zgjedhjeve.
n.e/NOA