English

Shkruan në Facebook se do vetëvritet, ndërhyn policia

Itali, 18 mars, NOA - Një grua ka shkruar në adresën e saj në Facebook se kishte vendosur ti jepte fund jetës. Komenti jo i zakontë u ka bërë përshtypje miqve të saj, të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë, për të ndaluar aktin e vetëvrasjes së 45 vjeçares nga provinca e Imperias në Itali.

Lajmi konfirmohet nga agjencia e lajmeve Ansa. Ndërkohë, policisë i është dashur vetëm 15 minuta për të gjetur adresën e saktë të gruas.

Sipas policisë, gruaja është gjetur në gjendje të rëndë mendore dhe është dërguar menjëherë në spital.

NOA-Ansa

KOMENTE