English

Sinqeriteti, çelës suksesi në çift

Ohajo, 18 mars, NOA - Që të kesh një lidhje të lumtur, mbi të gjitha duhet që të jesh i sinqertë e jo vetëm me partnerin, por me veten në radhë të parë.

Të paktën, kështu pohojnë studiuesit e një hulumtimi nga universiteti i Ohajos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas të cilëve, personat të cilët e shohin veten qartë dhe janë të sinqertë me gjërat e tyre, arrijnë të kenë sukses në një lidhje dashurie, pasi ata janë më të drejtpërdrejtë dhe e dinë ç'ka duan.

"Nëse njeriu është i sinqertë ndaj vetes, e ka më të lehtë që të krijojë intimitet në lidhje dhe kjo e bën lidhjen më të plotë dhe më kualitative", thotë koordinatorja e këtij hulumtimi, Ami Brunell.

Sipas saj, është e qartë se çelësi i një lidhjeje të lumtur dhe të shëndoshë është sinqeriteti ndaj vetes.

n.e/NOA

KOMENTE