Ankara, 18 mars, NOA - Turqia ka kërcënuar armenët që jetojnë në territorin e saj me dëbim, pas tensioneve të krijuara mes saj dhe Armenisë për rezolutën më të fundit për gjenocid.
Kjo e fundit është miratuar nga dy vende të botës dhe kjo gjë, duket se i ka acaruar së tepërmi marrëdhëniet mes dy vendeve.
Ka qenë komisioni për Punë të Jashtme i parlamentit suedez në Stokholm dhe Dhoma e përfaqësuesve në Kongresin amerikan që e kishin vlerësuar ndjekjen e armenëve në kohën e Perandorisë Osmane si gjenocid.
Ndërkaq, ka qenë vetë kryeministri turk Rexhep Taip ErdoÄŸan, i cili i ka kërcënuar 100.000 armenë që jetojnë ilegalisht në Turqi me dëbimin e tyre nga vendi.
Duke iu referuar rezolutës në fjalë, kryeministri tha se rezoluta më e fundit dëmton para së gjithash vetë armenët dhe këtë vlerësim Turqia e hodhi poshtë.
n.e/NOA