Durrës, 18 mars, NOA - Në 27 vjeçar nga qyteti i Durrësit ka gjetur vdekjen duke mbledhur skrap në vagonët e vjetër të trenit në Durrësit. Lajmi konfirmohet nga policia e qytetit të Durrësit dhe ngjarja ka ndodhur mesditën e djeshme.
Viktima quhet Kujtim Kovaçi, i lindur në vitin 1983, në Bizë të Tiranës dhe banues në lagjen Nr.14 në qytetin e Durrësit.
Sipas policisë, Kovaçi, në afërsi të stacionit të trenit, ka hipur në vagonin e fundit të trenit të mallrave me qëllim marrjen e hekurishteve për skrap.
Gjatë lëvizjes së trenit një tel korrenti i zhveshur e ka prekur në qafë duke e rrëzuar përtokë atë.
"Nga veprimet e para u konkludua se shkaku i vdekjes është rryma elektrike", thuhet në njoftimin e policisë.
m.xh/NOA