English

Alarmi, internetit po përdoret për ide raciste

Vjenë, 19 mars, NOA - Organizatat evropiane për të drejtat e njeriut kanë tërhequr vërejtjen se rrjetet sociale, "janë kthyer në vendet kryesore për përhapjen e pikëpamjeve raciste dhe ksenofobike, e veçanërisht në mesin e të rinjve".

Në një deklaratë të përbashkët, publikuar para Ditës Ndërkombëtare të Eliminimit të Diskriminimit Social, Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejta të Njeriut, Komisioni Kundër Racizmit dhe Jotolerancës i Këshillit të Evropës dhe nga Agjencia për të Drejta Fundamentale e Bashkimit Evropian, vlerësohet se racistët po përdorin internetin për të përhapur idetë e tyre.

Sipas deklaratës situata është alarmuese lidhur me rritjen e përdorimit të Internetit nga grupet raciste për rekrutim, radikalizim, keqtrajtim dhe frikësim.

NOA-EL

KOMENTE