English

Axhenda e Komisionerit Fule në Tiranë

Tiranë, 19 mars, NOA - Vizita e Komisionerit të BE-së për Zgjerim dhe Politikat e Fqinjësisë, Stefan Fule në Tiranë, përbënë dhe zhvillimin më të rëndësishëm për situatën politike në vend.

Komsioneri, Stefan Fule do të takohet me drejtuesit kryesor të politikës. Sipas axhendës, ai do të takohet fillimisht me Presidentin e Republikës, Bamir Topit rreth orës 16:00. Më pas komsioneri i BE-së do të zhvilloj një takim me kryeministrin e vendit, Sali Berisha.

Takim i cili është planifikuar të zhvillohet rreth orës 16:45, ku do të ketë dhe një konferencë për mediat.

Ndërsa në axhendë është planifikuar që në orët e më vonshme të ketë një takim me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe me kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama.

m.xh/NOA

KOMENTE