Tiranë, 19 mars, NOA Update - Zanafilla e krizës politike rëndon mbi anëtarët demokratë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pasi ata shkelën nenin që përcaktonte transparencën e zgjedhjeve në kodin e ri zgjedhor, për hartimin e të cilit opozita u bë lidership.
Kështu është shprehur deputetja Arta Dade gjatë fjalës së saj në seancën plenare për nismat ligjore të Partisë Socialiste, duke deklaruar se ndërkombëtarët e kanë mbështetur opozitën në ndërmarrjen e tyre.
Dade shtoi se të huajt e kanë shumë të qartë se Berisha "ka probleme serioze me Kushtetutën", të cilën sipas saj, ai e ka shkelur 20 herë që nga viti 2005.
Për Daden, puna për transparencën e zgjedhjeve duhet të fillojë me Berishën, pasi është ai që shkel ligjin.
n.e/NOA