Tiranë, 19 mars, update NOA -Operacioni i forcave të policisë dhe efektivave të RENEA-s ka bërë të mundur shmangien e tragjedisë në zonën e Bllokut në Kryeqytet.
Në saj të izolimit që ju bë zonës nga policia, grabitësi i bankës dhe pengmarrësi i një vajzë të re është neutralizuar pa arritur të përdorë armën dhe pa shkaktuar asnjë incident fatal.
Ngjarja që ndodhi disa minuta më parë në zonën e Bllokut, pranë Librit Universitar ka shkaktuar panik në banorët e zonës. Por ajo që e ka bërë më të vështirë neutralizimin e pengmarrësit, ka qenë fakti se zona është mjaft e populluar dhe lëvizja e njerëzve që ka qenë në maksimum.
Ende nuk janë bërë të ditura emrat e pengmarrësit dhe vajzës së re. I ndaluari është shoqëruar menjëherë nga policia dhe forcat speciale për në Policinë e Tiranës.
Dëshmitarët në vendngjarje deklarojnë se pas daljes nga banka, pengmarrësi ka hedhur një sasi lekësh në drejtim të njerëzve që ishin afër tyre.
Po sipas dëshmitarëve, pengmarrësi ka kërkuar të marrë një makinë për tu lartuar, por rrethimi i zonës dhe bllokimi i kalimit të automjeteve nga policia ka bërë të mundur të pengmarrësi të mos ketë mundësi të largohet.
m.xh.NOA