Bruksel, 19 mars, NOA - Nëse Bashkimi Evropian nuk do t'i japë asnjë ndihmë Greqisë për të kapërcyer krizën e saj ekonomike, ajo ka për t'iu drejtuar Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Një kërcënim i tillë ka mbërritur në Bruksel nga vetë kryeministri grek, Jorgos Papandreu, sipas të cilit nëse BE nuk do të ketë një plan ndihme për Greqinë, asaj nuk i mbetet gjë tjetër, veçse të thërrasë në ndihmë Fondin Monetar Ndërkombëtar.
Prandaj ai u kërkoi kryetarëve të shteteve dhe të qeverive të BE-së, që në takimin e nivelit të lartë që mbahet javën e ardhshme të marrin një vendim për ndihmat financiare. Ndërsa lidhur me faktin e ndonjë përjashtimi të mundshëm të Greqisë nga Eurozona, Papandreu e cilësoi si "një gabim jo vetëm për Greqinë, por për gjithë Bashkimin Evropian".
n.e/NOA