English

I moshuari lë shtatzënë kujdestaren e tij

Caltanissetta, Itali 19 Mars NOA - Një tetëdhjetë vjeçar lë shtatzënë kujdestaren e tij e cila ishte një rumune 35 vjeçare dhe prindërit e saj kanë deklaruar një luftë të vërtetë ligjore kundrejt të moshuarit.

Gjithçka ka ndodhur në Caltanissetta të Italisë, ku tashmë i moshuari nga Siçilia do të përballet më një luftë të vërtetë ligjore me prindërit e vajzës pasi ata po kërkojnë të drejtat e saj dhe kjo gjë do të bëhet nëpërmjet rrugës ligjore.

Një fakt tepër i çuditshëm ky që ka ndodhur, i cili u bë publik vetëm pas lindjes së bebes ku prindërit e vajzës rumune shkuan në shtëpinë e të moshuarit për të kërkuar të drejtat e tyre.

Ndërkohë në krahun tjetër tetëdhjetëvjeçari ka një familje e cila përbëhet nga bashkëshortja e tij, fëmijët dhe nipërit të cilët siç bëhet e ditur nga burimet e medieve italiane, kanë marrë një avokat në shërbim të tyre dhe kjo pikërisht për këtë çështje.

r.b/NOA

KOMENTE