English

Ilir Gjoni: PD nuk e ka hallin se shkel Kushtetutën

Tiranë, 19 mars, NOA Update - Ndërsa e kanë shkelur me këmbë Kushtetutën për një dekadë të tërë, demokratët dje befas u kujtuan për respektimin e saj, duke e nxjerrë në çdo fjali si kryefjalë për të justifikuar mos hapjen e kutive të 28 qershorit.

Kështu ka pohuar në fjalën e tij në seancë plenare, deputeti socialist Ilir Gjoni, sipas të cilit, nuk është fare e vërtetë se mazhoranca ka frikën e shkeljes së Kushtetuës dhe pavarësisë së institucioneve kur këmbëngul për mosplotësimin e kërkesës së opozitës.

"Ne nuk duhet ta lëmë që të fermentojë elementi që sjell krizat, manipulimi i votës. Mungesa e kurajës për t'u përballur me të vërtetën, ju bën me përgjegjësi për frenimin e gjithë proceseve integruese të vendit", tha Gjoni.

Më tej, ai shtoi se askush më nuk beson tek kryeministri Berisha dhe e akuzoi atë për demagogji, duke pohuar se ai madje përbën një kërcënim për demokracinë në vend.

n.e/NOA

KOMENTE