English

Instituti i Ndërtimit, akreditim për laboratorët

Tiranë, 19 mars, NOA - Instituti i Ndërtimit dha sot certifikatat e akreditimit për të gjithë laboratorët e saj nga Drejtoria e Akreditimit. Marrja e certifikatës, nënkupton përfundimin e një sërë kuafikimesh të personelit, në lidhje me studimin e qëndrueshmërisë së objekteve të banimit.

Ne ceremoninë e organizuar me këtë rast, merrnin pjesë zëvendësministri i Transportit dhe Telekomunikacionit Ernest Noka, Rektor i UPT, Jorgaq Kaçani, Dekan i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, Andrea Maliqari, si dhe drejtues të institucioneve të tjera.

"Ne kemi bërë kualifikime të stafit të Departamentit e Oponencave për qëndrueshmërinë e objekteve te banimit dhe në përgjithësi dhe e kemi të planifikuar në vazhdimësi edhe për këtë vit, por kjo nuk do të thotë se ne nuk do te vazhdojmë bashkëpunimin me bashkëpunëtore te jashtëm", u shpreh drejtori i këtij Instituti, Artur Roshi.

Certifikatat u dorëzua nga Drejtori i Akreditimit, Gëzim Karapici, i cili vlerësoi në shkallen sipërore bashkëpunimin me Institutin e Ndërtimit dhe standardin e ri që vendos ky Institut me akreditimin.

Zëvendësministri i Transporteve, Ernest Noka e vuri theksin tek roli i Institutit të Ndërtimit për rritjen dhe sigurinë e jetës se qytetarëve në Shqipëri.

m.xh/NOA

KOMENTE